Kaloni te përmbajtja kryesore

KFOR dhe EULEX me memorandum bashkëpunimi për operacione të përbashkëta

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani dhe Kreu i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, nënshkruan sot Procedurat e Përbashkëta Operative të Rishikuara mes KFOR-it dhe EULEX-it, së bashku me një Memorandum Mirëkuptimi që rregullon mbështetjen dhe ndihmën e KFOR-it për EULEX-in.

Këto procedura të rishikuara synojnë të përmirësojnë bashkëpunimin dhe mirëkuptimin reciprok mes dy misioneve në kontekstin e operacioneve të mundshme të përbashkëta, në përputhje të plotë me mandatet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë.

“Bashkëpunimi i ngushtë mes KFOR-it dhe EULEX-it shërben si shembull i integrimit efektiv të përpjekjeve civile dhe ushtarake për të rritur sigurinë në terren, duke nxitur stabilitetin dhe paqen përmes rritjes së ndërveprueshmërisë”, thuhet në njoftim.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button