KFF Mitrovica shkruan historinë, kualifikohet në raundin e dytë në Ligën e Kampionëve të femrave

KFF Mitrovica është kualifikuar në raundin e dytë të UEFA Liga e Kampionëve e femrave, pasi triumfoi në finalen e turneut kualifikues.
Kampionet e Kosovës mposhtën në finale kampionin e Bullgarisë, Ludogorets me rezultat 2:0, duke vazhduar me meritë rrugëtimin evropian. Ndeshja finale u zhvillua më 25 korrik.
Kujtojmë se Mitrovica kishte nisur furishëm garën me fitoren spektakolare 10-0 ndaj Zimbru Chisinau.
Ky sukses është shpërblim i punës, disiplinës dhe përkushtimit të futbollisteve, stafit teknik të udhëhequr nga trajneri Shpëtim Idrizi dhe gjithë klubit, që po dëshmojnë se futbolli i femrave në Kosovë po ecën me hapa të sigurt drejt skenës ndërkombëtare.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?