“Këtu nuk jeton as bagëtia…”, familja 6 anëtarëshe në mjerim dhe errësirë
Bashkëshortët dhe katër fëmijët e vegjël të familjes Koreci në Berat, jetojnë në kushte tejet të vështira ekonomike.
Ata kanë vetëm një dhomë, e cila nuk ka as energji elektrike, e as ujë.
“Një person më ka dhënë një kasolle që jetoj sot. Edhe bagëtia nuk jeton këtu ku po jetoj unë.”
Gjithçka bëhet edhe më e vështirë teksa gjithë këtyre problemeve ju shtohen sëmundjet e familjarëve.
Të gjendur në këto kushte ata bëjnë apel për ndihmë nga shteti.
“Jam pa ndihmë ekonomike, nuk kam asnjë të ardhur, jetoj pa drita, pa ujë. I lutem shtetit të më ndihmojë. Nuk kam asnjë të ardhur.Çuni më ra nga pema dhe ka thyer krahun, nuk kam me se ta ndjek. Jam i paaftë për ti ndjekur, që të bëj vetëm udhëtimin në Tiranë.”
Ata thanë se fëmijët e tyre 2-7 vjeç e kanë më të vështirë ta përballojnë këtë jetesë në varfëri ekstreme./Oranews
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?