Kaloni te përmbajtja kryesore

Kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, arrestohet në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka arrestuar një shtetas të Serbisë i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar në Interpol nga autoritetet serbe.

“Me datën 10.10.2023, Njësiti për persona të arratisur (FAST Kosova), që vepron në kuadër të ILECU-të, të Policisë së Kosovës, ka arrestuar një shtetas serb, i cili kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar në Interpol nga autoritetet e Serbisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

PK ka thënë se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë, ndërsa lidhur me rastin do të ndërmerren masat sipas procedurave në raste të tilla”, thuhet tutje në njoftim./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button