Kaloni te përmbajtja kryesore

Kërkesat e sindikatave ende në mjegull

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka kërkuar themelimin e Këshillit Ekonomik-Social, për të diskutuar mbi problemet e punëtorëve.

Sindikatat thonë se bllokimi i dialogut social ka krijuar pakënaqësi të mëdha në shumë sektorë. Disa prej tyre kanë mungesë të takimeve me qeveritar, ndërsa të tjerë, mungesë të rezultateve nga ato takimet.

Nga pamundësia për trë zhvilluar dialog sindikata -Qeveri për gjendjen sociale,u punëtorët kanë zgjedhur grevat dhe protestat për të shprehur pakënaqësitë e tyre. Në Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës, thonë se janë në pritje të themelimit të Këshillit Ekonomik-Social, në të cilin do të jenë sindikatat, punëdhënësit dhe partneri social për të vënë në dukje problemet e punëtorëve.

”Edhe sindikatat nuk janë të interesume me shku direkt në greva dhe protesta pa i shterrë të gjitha rrugët, të cilat dmth na dërgojnë te dialogu social. …veç është fundi i vitit edhe ne ende nuk jemi ulë që ta diskutojmë pagën minimale, e cila duhet të negocohet para fundit të vitit, që në fillim të vitit të jetë dmth e gatshme, mandej nuk kemi marrëveshje të përgjithshme kolektive, ndoshta jemi i vetmi vend të them në Evropë që nuk kemi marrëveshje kolektive…”, tha Atdhe Hykolli nga BSPK.

Kjo shpërfillje e pushtetit ndaj sindikatave, I ka shtyrë pjesëtarët e policisë që të marrin vendime individuale, thotë kryetari i Sindikatës së këti sektori, Imer Zeqiri.

“Përpos pakënaqësive, kemi pakënaqësi të shprehur edhe në mënyrë indivuduale të dorëheqjeve të shprehur në mënyrë vullnetare nga PK, që për mua personalisht, edhe për institucionet dhe Qeverinë duhet të jenë shqetësuese sepse po ikin profesionistët, ata njerëz që e kanë dëshmuar veten edhe me punë edhe me profesionalizëm, kështu që si institucion i sigurisë nëse e lejojmë këtë do të dëmtohemi…”, tha Zeqiri.

Duke parë mos interesimin e institucioneve për diskutim,Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat, thotë se ka hequr dorë edhe nga kërkesa për takim me qeveritarët.

“…Ne jemi në fund të vitit të tretë të mandatit dhe ende s’kemi pasë mundësi me u taku ose ma në fund kohën e fundit edhe spo kërkojmë të takohemi pas iqë e kemi pa që nuk është i interesum që të takohet dhe të dij për gjendjen e puntorëve të sektorit të vet. Ne kemi hy në vitin e gjashtë që nuk kemi marrëveshje kolektive, një marrëveshje e cila po thom i riparon marrëdhëniet pronar dhe punëdhënës dhe shumë sene mendoj që do t’i kushtoj neve si sindikatë por edhe punëtorit…”, tha Jusuf Azemi nga Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat.

Ndryshe nga sindikatat e soktorëve tjerë, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë ka zhvilluar takime me institucionet përkatëse, por pa rezultate të kënaqshme.

“…takimet i kemi shumë të shpeshta, mund të flasim pak ndoshta për ngecje të rezultateve, që nuk i kemi prekë akoma, por, që shumë shpejtë po presim të bahet kontrata kolektive, dhe po shpresoj që viti që po vjen të jetë me kontratë të nënshkruar…Është një kategori që ka zbritje të pagave, ata janë jashtëzakonisht të pakënaqun, janë infermierët të cilët konsiderojnë së rritja është tepër modeste, të kujdestaritë dhe plot shqetësime të tjera, të gjitha i kemi diskutu, të gjitha i kemi nxjerrë në letër, për ti realizu…”, tha Tevide Imeri nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë.

Mungesa e dialogut social, i cili do të përfshintne të gjitha llojet e negocimit apo konsultimit ndërmjet përfaqësuesve të Qeverisë, punëdhënësve dhe punëmarrësve, javëve të fundit nxiti grevën e minatorëve dhe protestën e njësisë speciale të Policisë së Kosovës./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button