Kaloni te përmbajtja kryesore

KEK njofton se do t’i shesë rrymë KEDS-it dhe KOSTT-it me çmim të njëjtë edhe për një vit

Korporata Energjetike e Kosovës ka aprovuar tarifat me të cilat kapacitetet e KEK-ut do t’u ofrohen partnerëve afaristë, KEDS/KESCO dhe KOSTT për periudhën e ardhshme tarifore, që do të fillojë më 1 Prill 2025 dhe do të përfundojë më 31 Mars 2026.

Tutje, në njoftim bëhet e ditur se tarifat e aprovuara për këtë periudhë për KESCO – shërbimi universal: 29.50 € për MW/h, për KEDS – humbjet në rrjete: 36.00 € për MW/h, për KOSTT – humbjet në transmission: 36.00 € për MW/h.

Në njoftim thuhet edhe se KEK është kontribuesi kryesor në sigurimin e çmimit më të ulët të mundshëm të energjisë elektrike në rajon, dhe se, tarifat e këtij prodhuesi kanë mbetur të pandryshuara që nga viti 2019.

”Njoftim për Miratimin e Tarifave për Periudhën 2025-2026 nga Bordi i Drejtorëve të KEK. Në mbledhjen e rregullt të Bordit të Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.), mbajtur sot, janë aprovuar tarifat me të cilat kapacitetet e KEK-ut do t’u ofrohen partnerëve afaristë, KEDS/KESCO dhe KOSTT për periudhën e ardhshme tarifore, që do të fillojë më 1 Prill 2025 dhe do të përfundojë më 31 Mars 2026”, thuhet në njoftim.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button