Katy Perry lanson linjën e pijeve joalkoolike
Sipërmarrja e re e artistës Katy Perry ka të bëjë me argëtimin dhe të ndihesh mirë në të njëjtën kohë.
Në vitin e ri, këngëtarja lançoi De Soi, një linjë me aperitivë të gazuar të gatshëm për pije joalkoolike me adaptogjenë natyralë.
Ndërsa bisedonte me PEOPLE për linjën e re, e cila u lançua zyrtarisht më 6 janar, Perry shpjegon pse ajo vazhdoi t’i bënte pijet joalkoolike.
“Epo, unë jam 37 vjeç, kështu që definitivisht nuk mund të pi si në të 20-at e mia. Kështu që më pëlqen të kem pak vetëkontroll gjatë ditëve të javës dhe më pas të ha darka me miqtë dhe gjëra të tjera”, thotë ajo duke qeshur.
Këngëtarja e “Teenage Dream” theksoi se do të “kalojë nëpër faza” të pirjes dhe mospirjes.
“Ndonjëherë nuk jam duke pirë dhe jam vërtet e fokusuar dhe pastaj ndonjëherë jam sikur nuk është një punë e madhe”, ka thënë Katy./21Media

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?