Kaloni te përmbajtja kryesore

Katër vushtrrias u bënë shembull për gjestin e ndërgjegjshëm

Katër të rinj, kanë gjetur një kuletë në rrugën “Skënderbeu” në Vushtrri dhe e kanë dorëzuar atë në Stacionin Policor në këtë qytet.
Policia pasi ka identifikuar dhe verifikuar personin të cilit i ka humbur kuleta me dokumentacion dhe të hollat, të njëjtat ia ka dorëzuar pronarit, me ç’rast i njëjti ka falënderuar katër të rinjtë dhe Policinë e Kosovës.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë ka thënë se u është mirënjohëse të rinjve për gjestin e ndërgjegjshëm./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button