Kaloni te përmbajtja kryesore

Katër të lënduar nga aksidenti me 6 vetura në Bresje të Fushë Kosovës

Katër persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti në të cilin ishin të përfshira gjashtë vetura në Bresje të Fushë Kosovës.

Zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi tha se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 18:15.

“Njësia e trafikut njofton se në aksident janë përfshirë gjashtë vetura. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, tha ai.

Njësitet policore janë marrë me procedurat lidhur me shkaqet e shkaktimit të aksidentit.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button