Katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

Pas pushimeve që kaluan në Kosovë, mërgimtarët kanë marrë rrugë për t’u kthyer në vendet ku jetojnë dhe veprojnë.
Pritje të gjata për të dalë nga Kosova, ka në Merdarë. Aty bashkatdhetarët duhet të presin deri në katër orë.
Gjatësia e kolonës së veturave shkon deri në 1 mijë e 200 metra.
Dukshëm më pak presin ata që dalin nga territori i vendit tonë nga pika kufitare e Muçibabës. Në këtë pikë pritjet nuk shkojnë më shumë se një orë./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?