Kasapolli: VV ka krijuar një imunitet ndaj reagimeve të bashkësisë ndërkombëtare

Analisti Gëzim Kasapolli në emisionin “Click” në RTV21 ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka krijuar një imunitet ndaj reagimeve të bashkësisë ndërkombëtare.
Tutje ai thotë se VV përpiqet të ushtrojë një formë të pushtetit të izoluar mbrenda Kosovës.
“Është krijuar një përshtypje që VV ka krijuar njëfarë imuniteti ndaj reagimeve të bashkësisë ndërkombëtare dhe besoj që edhe ata duhet të gëzoheshin që nëse marrin një vendim i cili nuk do të kritikohet nga bashkësia ndërkombëtare. VV përpiqet që të ushtrojë një form të pushtetit të izoluar mbrenda Kosovës duke e ushqyer edhe popullatën nga një herë edhe me veprimet të cilat i ngjasojnë disa veprimeve dmth të viteve 40,50 deri në fund të shekullit të kaluar”, tha Kasapolli. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?