Kasapolli për PDK: Ka luajtur lojë goxha të mençur në kuptimin e ruajtjes së vlerave

Analisti Gëzim Kasapolli në “Click” në RTV21 në lidhje me PDK thotë se do të ketë një orientim ekonomik.
“Unë besoj që PDK ka luajtur këtë lojë goxha mençur në kuptim të ruajtjes së vlerave të cilave i kanë karakterizuar PDK që nga fillimi, personat që janë në 20- shen e parë por nga ana tjetër ja ka dhënë primatin një personaliteti i cili pa dyshim se do të ketë një orientim në kuptim ekonomik aty që pres se aty ku i dhemb edhe popullit më së shumti”, tha Kasapolli.
Tutje ai për Hamzën thotë se mund të kemi ballafaqim me të vetën në aspektin politik.
“Por nga ana tjetër i cili është i karakterizuar në një pastërti në kuptim të performancës së vet dhe të gjitha institucioneve të cilat i ka shërbyer. Mund të ballafaqohemi me Hamzën vetëm në rrafsh praktik politikë të ofertës se cili mund të ofrojë”, tha ai. /RTV21/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?