Kasapolli: Kurtit i duhet një presidente si Haxhiu që s’e ka lexuar letrën e Ambasadës amerikane

Analisti politik, Gëzim Kasapolli, në emisionin “Click” të RTV21, tha se Kurti nuk pranon një president që mund t’i kundërvihet, duke shtuar se i duhet një presidente si Albulena Haxhiu, e cila sipas tij ka deklaruar se nuk e ka lexuar letrën e Ambasadës amerikane.
”Nuk pranon Albin Kurti që të ketë një president, i cili në çfarëdo stadi mund t’i kundërvihet atij. Atij i duhet një president si Albulena Haxhiu, e cila thotë ”se kam lexuar letrën e Ambasadës amerikane”, tha ai./RTV21/21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?