Kaloni te përmbajtja kryesore

Karvani i autobusëve të evakuimit u ndal në rrugën për në Mariupol

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, tha të hënën se një autokolonë autobusësh e drejtuar për në qytetin e rrethuar të Mariupolit ishte ndaluar në qytetin Manhush të kontrolluar nga Rusia.
“Një kolonë prej shtatë autobusësh për të evakuuar njerëzit nga Mariupol, e shoqëruar nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, është ende i bllokuar në Manhush” tha ajo, transmeton rtv21.tv.
Më herët gjatë ditës, kryebashkiaku i Mariupol tha se më shumë se 100,000 njerëz kërkuan evakuim nga qyteti, i cili është goditur nga bombardimet ruse që disa javë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button