Kaloni te përmbajtja kryesore

Kapet një furgon plotë me pije të kotrabanduara nga Serbia

Malli nuk kishte asnjë dokumentacion

Oficerët doganor kanë arritur të kapin një furgon të ngarkuar plotë me pije jo-alkoolike që dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia.

“Rreth orës 11:00 njësitet e Doganës kanë ndaluar një veturë për kontroll të detajuar e drejtuar nga një shtetas kosovar/shqiptar, gjatë kontrolli janë gjetur të ngarkuara sasi të madha të pijeve jo alkoolike si në vijim: 1.Coca cola 1072 litra 2.Fanta 160 litra 3.Shweppes 60 litra”, thuhet në komunikatën e doganës së Ksoosvës.

Sipas tyre malli nuk kishte asnjë dokumentacion dhe i njëjti është me origjinë nga Serbia pra dyshohet të jetë kontrabanduar, vetura dhe mallrat konfiskohen deri në përfundim e procedurës kundërvajtës.

Dogana fton të gjithë qytetarët që hasin këso mallra të lajmërojnë institucionet pasi përveç që janë të kontrabanduara nuk kanë të kaluar asnjë kontroll në aspektin e cilësisë.

Dy ditë më parë oficerët doganor kanë arritur të kapin një kamion me vezë që dyshohet se janë kontrabanduar po ashtu nga Serbia./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button