Kaloni te përmbajtja kryesore

Kapet me dokumente të falsifikuara në aeroportin e Prishtinës

I dyshuari dërgohet në mbajtje

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ka prezantuar dokumente të falsifikuara.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:30 në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti gjatë kontrollës së dokumenteve në shkuarje ka prezantuar një letërnjoftim Rumun që dyshohet të jetë i falsifikuar”, ka konfirmuar policia.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button