Kaloni te përmbajtja kryesore

Kapen mallra të kontrabanduara, këpucë e veshje sportive pa dokumentacion

Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet me mallra kontrabandë në fshatin Mjak të Vitisë.

Sipas Policisë, në veturë janë gjetur mallra pa dokumentacionin përkatës, ku përfshiheshin këpucë e veshje sportive.

Mallrat janë konfiskuar, e shoferi i automjetit është liruar në procedurë të rregullt.

“Është ndaluar një automjet transportues me targa vendore  i cili drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar.  Gjatë kontrollit të automjetit, janë gjetur sasi të konsiderueshme mallrash komerciale për të cilat i dyshuari nuk posedonte dokumentacion përkatës, rreth 108 kuti me këpucë të llojeve të ndryshme si dhe rreth 100 komplete veshje sportive. Automjeti dhe malli janë konfiskuar ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button