Kaloni te përmbajtja kryesore

Kallëzim i rremë për vjedhje në Kaçanik

Më datën 20 maj në stacionin policor në Kaçanik është raportuar një rast i supozuar vjedhjeje nga personi me inicialet N.S., i cili ka pretenduar se më 18 maj 2025, në ambientet e Xhamisë së qytetit, nga portofoli i tij ishin vjedhur 400 euro.

Menjëherë pas raportimit, njësia e hetimeve, në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, ka nisur procedurat hetimore për zbardhjen e rastit.

Megjithatë, pas verifikimit të pamjeve nga kamerat e sigurisë dhe intervistimit të mëtejshëm të ankuesit, është konstatuar se rasti ishte i inskenuar.

Si rrjedhojë, ndaj personit N.S. është iniciuar procedurë penale për veprën penale “Lajmërim apo kallëzim i rremë”, në përputhje me legjislacionin penal në fuqi.

”Me datën 20.05.2025 në stacionin policor në Kaçanik është raportuar një rast vjedhjeje nga personi N. S, i cili pretendonte se më 18.05.2025, në ambientet e Xhamisë së qytetit në Kaçanik, nga portofoli i tij i ishin vjedhur 400 euro. Njësia e hetimeve nën autorizim të prokurorit të shtetit ka nisur hetimet dhe më 22.05.2025, gjatë shikimit të kamerave të sigurisë, nuk është vërejtur asnjë person tjetër që të kishte hyrë në vendin, ku thuhej se kishte ndodhur vjedhja. Pas ftesës për intervistim shtesë, ankuesi pranoi se e kishte inskenuar rastin dhe se nuk kishte ndodhur ndonjë vjedhje”, thuhet në njoftimin e Policisë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button