Kallas i del në mbrojtje Ukrainës: Evropa është me ju

Pas përplasjes mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelenksy ka reaguar shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas.
Kallas tha se Evropa qëndron përkrah Ukrainës, dhe se do të shtojnë mbështetjen e tyre në mënyrë që ukrainasit të vazhdojnë të luftojnë kundër agresorit rus.
“Ukraina është Evropë! Ne qëndrojmë përkrah Ukrainës. Do ta shtojmë mbështetjen tonë për Ukrainën që ata të mund të vazhdojnë të luftojnë kundër agresorit.
Sot, u bë e qartë se bota e lirë ka nevojë për një udhëheqës të ri. Na takon neve, evropianëve, ta marrim këtë sfidë”, shkroi Kallas në rrjetin social X.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?