Kadrijaj: S’presim asnjë ndryshim, Vetëvendosje të ndryshojë kandidatin e qasjen e saj

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj për konstituimin e Kuvendit ka thënë se nuk presin asnjë ndryshim, duke shtuar se ndryshimi mund të vie nga LVV.
Ajo tha se dalja nga ngërçi aktual do të ndodhte vetëm nëse Vetëvendosje ndërron qëndrimin e saj.
“Në fakt, s’po presim asnjë ndryshim, ndryshimi mundet me ardhë veç prej Lëvizjes Vetëvendosje, nëse e ndryshon kandidatin ose ndryshojmë qasjen, mu hek prej kësaj praktike për ndryshimin e formës së votimit, ndryshimi e kandidatit, besoj që do të kish qenë një zgjidhje, edhe zgjidhje e këtij ngërçe që është krijuar në Kuvendin e Kosovës. Së paku ne si Aleancë kemi dhënë alternativa, kemi dhënë emrat e kandidatëve që kishim votuar nga Lëvizja Vetëvendosje që kishim reflektuar edhe pse nuk është obligim një parti të tjera me votue kandidaten për kryparlamentare, sepse kandidatja për parlamentare do të votohet me ndonjë marrëveshje politike apo me ndonjë koalicion politik që e bën Lëvizja Vetëvendosje, po asnjëherë praktikat parlamentare nuk është votu për parlamentare për partive tjera”, tha Kadrijaj. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?