Kaloni te përmbajtja kryesore

Kadrijaj-Kurtit: Kot mburresh, Kosovën e fute nën sanksione e pa asnjë njohje që 3 vjet

Deputetja e Kuvendit nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se kjo qeveri me taktizimet dhe mashtrimet e saj, ka arritur që aleatin numër 1 në botë të Republikës së Kosovës, SHBA-të, t’i irritojë deri aty sa të marrin masën e largimit të FSK nga ’Defender Europe’.
Kadrijaj përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se kjo qeveri nuk ka arritur t’ia sjellë Kosovës as edhe një njohje.
“As edhe një njohje e re nga asnjë vend. As edhe një paralajmërim për ndonjë pritje për vetëm një njohje, kudo qoftë. Për peshën e tyre ja vlen t’ia kujtojmë, që përderisa qeveria pararendëse mori njohjen nga Izraeli, qeveria Kurti në afro 3 vite, rikthej njohjen e Republikës së Palaut. Urime. Për 100 njohjet tjera, as mos të flasim. Me këtë qasje, qeverisë breshkë, do t’i duhej një milenium t’i arrijë”, ka thënë Kadrijaj./21Media
Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button