Kaloni te përmbajtja kryesore

Kadrijaj: Dehari i gjori po keqpërdoret, po punon sipas skenarit të VV-së

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj tha se VV po kërkon vota për formimin e një komisioni ndërsa nuk e kemi emrin e kandidatit.

Ajo tutje ka shtuar se VV, nuk i ka votat për lojrat e tyre politike, teksa shtoi se ”po e keqperdorin poziten e kryesuesit, Dehari i gjori po punon sipas skenarit të VV-së”

‘’Ajo çfarë po ndodh është për keqardhje, është shkelje ligjore është shkelje kushtetuese është shkelje e rregullores së kuvendit të Kosovës mënyra e ndryshimit të votimit dhe ajo cfarë po ndodh po kërkojnë votë për formimin e një komisioni ndërsa nuk e kemi emrin e kandidatit’’, tha Kadriaja./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button