Kaloni te përmbajtja kryesore

Kadri Veseli arrin në Kosovë

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli i cili po mbahet në paraburgim në Hagë, ka arritur sot në Kosovë.
Veseli ka ardhur për të marrë pjesë në të pamën e babait të tij që ndërroi jetë gjatë kësaj jave.
RTV21 ka arritur të sigurojë pamje ku shihet vetura e Eulexit në lagjen ku po mbahet e pamja në Mitrovicë.

Kadri Veseli gjenden në paraburgim në Hagë që prej nëntorit të vitit të kaluar, kur i është konfirmuar aktakuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Veseli që atëherë është deklaruar i pafajshëm./21Media
 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button