Kaloni te përmbajtja kryesore

Kaçanikasi detyroi dy të mitur të vjedhin ari në shtëpitë e tyre, më pas i shiti ato

 
Është arrestuar një person në Kaçanik, i cili detyroi dy të mitur të vjedhin stoli ari në shtëpitë e tyre, e më pas i shiti ato në lokale të argjendarisë në disa komuna.
“Me datën 21.09.2021 rreth orës 15:45, në stacionin policor në Kaçanik  është raportuar një rast, se një person i moshës madhore ka shtytë dy persona të mitur meshkuj ( njëri 11 dhe tjetri 12 vjeçar ) të kryejnë vjedhje në shtëpitë e tyre. Këta dy të mitur, për një periudhë të caktuar për dy muaj, kishin vjedhur në shtëpitë e tyre stoli ari në vlerë rreth 3000 eurove. Në lidhje më këtë, menjëherë janë angazhuar Njësia e Hetimeve e këtij stacioni dhe kanë indentifikuar personin e dyshuar dhe vendodhjen e tij”, bëhet e ditur në komunikatën e Policisë së Kosovës.
Tutje në komunikatë bëhet e ditur se, i njëjti është shoqëruar në stacionin policor dhe gjatë intervistës në prani të avokatit mbrojtës, ka pranuar se ka shtyrë dy fëmijët të kryejnë vjedhje të stolive të arit në shtëpitë e tyre, duke i shitur pastaj ato në disa lokale të argjendarisë në disa komuna.
Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, i njëjti është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button