Kaloni te përmbajtja kryesore

Kabashi: Qeveria ka qenë e paaftë në ligj bërje, nuk ka aftësi me shkru ligje

(Lajm i përditësuar)

Kabashi: Qeveria ka qenë e paaftë në ligj bërje, nuk ka aftësi me shkru ligje

Hulumtuesi i IKD-së Flamur Kabashi në ”Click” të RTV21 ka thënë se qeveria e Kosovës ka qenë e paaftë në ligj bërje.

”Kjo Qeveri e ka pasur lluksin dhe numrat është qeveria që po e përfundon mandatin e plotë, ka pas mundësi që ligje përkatëse që forcojnë sistemin prokurorial t’i dërgoj përpara, por kjo Qeveri ka qenë e paaftë në ligjë bërje, kemi parë që kjo qeveri ka votuar ligje kundër Kushtetutës”, tha Kabashi.

Ai tutje ka shtuar se ”Qeveria nuk nuk ka aftësi për me bë ligje”.

Mbledhja e qeverive Kosovë-Maqedoni e Veriut, Canaj: Takimi ishte një larje e borxhit që ia ka Mickoski Kurtit 

Analisti, Blerim Canaj në ”Click” të RTV21 ka thënë se mbledhja e dy qeverive asaj të Kosovës me Maqedoninë e Veriut më shumë ishte si formalitet.

”Takimi është një larje e borxhit që ia ka Mickoski Kurtit për shkak të përkrahjes së hapur që Kurti ia ka bërë atje, nuk është se pat ndonjë marrëveshje, vetëm 3 zakonisht këto takime me shtet fqinje rezultojnë me më shume marreveshje, me shumë ka qenë si një formalitet”, tha Canaj.

Kasapolli: Kurti ka tendencë të shprehet me një gjuhë e cila në shumincën e rasteve është e pa kapshme

Ish diplomati Gëzim Kasapolli tha në emsionin “Click” në RTV21 ka thënë se Kryeministri, Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut në koalicion me oponentë më të mëdhenjë të gjuhës shqipe.

”Kyreministri, Albin Kurti është në Maqedoninë e Veriut në koalicion me oponentë më të mëdhenjë të gjuhës shqipe në Maqedoni me njerëzit që vet janë deklaruar se gjuha shqipe po na shkakton probleme të papermisueshme në Kushtetuën tonë”, tha Kasapolli.

Ai tutje ka shtuar se ”Teza që gjuha shqipe nuk është gjuhë zyrtare është e tmerrshme ajo i sfidon themelet e asaj që është ndërtuar”.

Ndër tjera Kasapolli ka shtuar se ”Kurti ka tendencë të shprehet me një gjuhë e cila në shumincën e rasteve është e pa kapshme për një audiencë në Kosovë”.

Peci: Kjo Qeveri nuk e meriton një mandat të dytë

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, në emisionin “Click” të RTV21 ka komentuar punën e Qeverisë për 4 vite.

Peci tutje ka shtuar se me dështimet në fushta të ndryshme të Qeverisë Kurti, ”kjo Qeveri nuk e meriton një mandat të dytë”.

”Qeverisja në Kosovë për mendimin tem edhe pritejt minimale nuk i ka arritë. Minimum kam pritur që situatën në Arsim dhe Shëndetësi do të kemi përmisim ndërsa në fushat tjera, psh në fushën e energjisë kemi bërë gabim fatal që se kemi pranu gazin, do t’i shohim pasojat. Në anën tjetër në politiken e jashtme kemi pësuar disfatë strategjike të cilën as në ëndër nuk kam mujt me pa”, tha ndër tjera Peci.

Canaj: Kurti nganjëherë mendon se 40 % e qytetarëve janë analfabet funksional 

Analisti, Blerim Canaj në ”Click” të RTV21 lidhur me deklaratën e Kryeministrit Albin Kurti për dorracakët e edukimit seksual në shkolla tha se, Kurti e ka përshtypjen se 40% e qytetarëve janë analfabet funksional .

”Nëse e shohim se si funskuisonin kyreminsitrti Kurti e kam përshtypjen nganjëherë se 40 % e qytetarëve janë analfabet funksional edhe vet perdorimi i këtyre termave na e tregon të qartë dhe nganjëherë nuk e ka të qartë se secili qytetarë ka të drejtë të ia jep shansin dikujt dhe të marrë pushtetin, por jo të bëjë hajgare me qytetarët”, tha Canaj.

”Betejë politike”, Peci: VV nuk mundet sot me u kajt se të njëjten punë e ka bërë vet

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, në emisionin “Click” të RTV21 duke komentuar rastin e fundit në të cilin janë të përfshirë ministri i Bujqësisë, Faton Peci dhe deputetes së LVV-së, Fitore Pacolli.

Peci tha se kemi narracion politik dhe ”e tjetra është gjendja faktike që duhet të vërtetohet përmes sistemit të drejtësisë”.

”VV-ja nuk mundet sot me u kajt se të njëjtën punë e ka bërë edhe vet, jemi në betejë politike”, tha Peci.

Canaj: Nuk pres që Peci e Pacolli të dalin të thonë që kemi gabuar, betejë bajate e pozitës

Analisti, Blerim Canaj në ”Click” të RTV21 ka thënë se në rastin për grantet nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci dhe deputetes së LVV-së, Fitore Pacolli, lë për të dyshuar se ka pasur ndikim politk,

”Nuk pres që ata të dalin të thonë që po kemi gabu ata vazhdojnë me mbrojtë, njëjte edhe Kurti. Po e shohim një betejë bajate të pozitës. Paramendone sikur të kish ndodh i njëjti rast e VV-ja të ishte në opozitë se çfarë do tëndodhte”, tha Canaj.

Kabashi: Prokuroria mos të përfshihet në luftën e partive në pushtet me opozitën

Hulumtuesi i IKD-së Flamur Kabashi në ”Click” të RTV21 ka komentuar dorëzimin e kallëzimit penal ndaj ministrit të Bujqësisë, Faton Peci dhe deputetes së LVV-së, Fitore Pacolli.

Kabashi tha se shpreson që Prokuroria mos të përfshihet në këtë luftën e partive në pushtet me opozitën, por të kryejë hetim penal.

”Nuk duhet të kishte kufizime, e gjitha që duhet të ndodh është procesi cka duhet të bëjë prokuroria dhe shpresojë dhe urojë që mos të përfshihet në këtë luftën e partive në pushtet me opozitën por të zhvjillojë një hetim të detajuar një hetim jo administrativ siç e kemi parë në rastet më të mdhaja që kanë përfunduar me aktakuza të cilat nuk janë vertetuar në Gjykata, por ta bëjë një hetim tipik penal përdorimin e masave të mshefta gjëra që e vërtetojnë se a ka pasur dashje për perftimim të pasurisë shtetërore”, tha Kabashi./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button