Juventusi është i interesuar për Felipe Anderson

Juventusi është i interesuar për Felipe Anderson (30), ka thënë gazetari italian Nicolo Schira. Anderson, anësori i Lazios, i skadon kontrata në fund të sezonit dhe do të bëhet lojtar i lirë.
Schira zbuloi se motra dhe agjenti i Anderson do të takohen me përfaqësuesit e Juventusit në shkurt për të negociuar një marrëveshje.
Anderson kërkon një kontratë katërvjeçare me një pagë prej katër milionë eurosh, plus bonuse.
Nga ana tjetër Lazio kërkon ta mbajë dhe i ofron kontratë trevjeçare, rrogë tre milionë euro në sezon dhe gjysmë milionë euro bonuse.
Anderson, futbollist brazilian, gjatë karrierës ka luajtur për Santos, Lazio, West Ham dhe Porto. Këtë sezon, ai bëri 29 paraqitje, shënoi dy dhe asistoi shtatë gola. Transfermarkt vlerëson vlerën e tij në dhjetë milionë euro.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?