“Ju që e mbështetni Kurtin…”, Arifi përplaset me Demajn në “Click”, analisti: Nuk e mbështes Kurtin

Një debat i” ashpër” është zhvilluar në emisionin “Click” të RTV21 mes Avni Arifit nga AAK-ja dhe analistit Emanuel Demaj, teksa diskutonin për zhvillimet politike, liberalizimin e vizave dhe çështjen e Asociacionit.
Gjatë debatit, Arifi e akuzoi Demajn se po hyn në atë që ai e quajti “propagandë të LVV-së”, sa i përket deklarates së Demajt lidhur me Demarkacionin.
“Hynë në propagandë të LVV-së”, tha Arifi.
Ndërkohë, Demaj u shpreh se nuk po pretendon nëse ka pasur apo jo humbje të tokës, por se bëhet fjalë për një ndryshim politik.
“Nuk po them a ka humb tokë a s’ka humb, ka qenë ndryshim politik”, tha Demaj.
Debati mes tyre vazhdoi edhe për liberalizimin e vizave, ku Arifi e sfidoi Demajn për njohjen e proceseve politike.
“A po don me i dit proceset apo don me u shty me fjalë?”, deklaroi Arifi.
Duke folur për liberalizimin e vizave, Arifi e lidhi këtë proces edhe me zhvillimet gjeopolitike në Evropë.
“Mos t’ish bo lufta në Ukrainë, nuk i kishe pas vizat”, tha Arifi.
Përplasja mes tyre u zhvendos më pas te çështja e Asociacionit dhe mbështetja politike për kryeministrin Albin Kurti.
“Ju që e mbështetni Kurtin nuk merreni me këtë punë”, tha Arifi.
Demaj e kundërshtoi këtë deklaratë, duke theksuar se nuk e ka mbështetur Kurtin dhe se Arifi po i atribuonte një qëndrim që ai nuk e kishte shprehur.
“Nuk e mbështes Kurtin, nuk është e vërtetë. Nuk e përmenda Albin Kurtin”, u përgjigj Demaj.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?