Joshua shfaq flamurin shqiptar

Boksieri britanik Anthony Joshua ka tërhequr vëmendjen pas fitores së tij ndaj Kristian Prengës, duke u shfaqur me flamurin shqiptar gjatë festimeve në ring, të shtunën mbrëma në Jeddah të Arabisë Saudite.
Joshua e mbylli duelin me një nokaut spektakolar në raundin e dytë, edhe pse e nisi sfidën në vështirësi. Në raundin e parë, Kristian Prenga e rrëzoi dy herë britanikun, duke shkaktuar befasi të madhe dhe duke e vendosur atë nën presion që në fillim të përballjes.
Megjithatë, Joshua reagoi fuqishëm në raundin pasues dhe arriti ta përmbysë rrjedhën e meçit, duke siguruar fitoren me nokaut.
Pas triumfit, ai u drejtua në një cep të ringut për të pozuar para fotografëve. Fillimisht kërkoi një flamur shqiptar nga publiku, të cilin e vendosi mbi krahun e djathtë, ndërsa mbi të majtin mbajti flamurin britanik.
Me buzëqeshje, Joshua pozoi i mbuluar me të dy flamujt, një moment që u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale dhe tërhoqi vëmendjen e tifozëve shqiptarë dhe britanikë.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?