Kaloni te përmbajtja kryesore

Joseph kërkon reagim nga Ambasada e ShBA-së në Serbi

Ligjëruesi në Universitetin Johns Hopkins në Washington, Edward Joseph, e ka vlerësuar qëndrimin e Ambasadorit të ShBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, pas sulmit të mbrëmshëm që iu bë policisë së Kosovës në veri, ku mbeti i vrarë një polic, një tjetër i plagosur dhe një i lënduar.

Jeffrey Hovenier, në reagimin e tij tha se ShBA-ja dënon ashpër sulmet e orkestruara, të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës mëngjesin e sotëm të 24 shtatorit.

Ai theksoi se autorët duhet dhe do të mbajnë përgjegjësi dhe do të dalin para drejtësisë.

Ndërkaq, Joseph tha ndihet i inkurajuar nga reagimi i ambasadorit Hovenier, por shtroi pyetjen se përse nuk ka reagim ende nga Ambasada amerikane në Beograd.

Tutje, ai thotë se presidenti i Serbisë, Aleksandar “Vuçiq fitoi lavdërimet e ShBA-së edhe pas sulmeve brutale, të paramenduara të 29 majit ndaj KFOR-it”.

Joseph kujtoi vitin 2011 kur ishte dëshmitar i ngjarjeve kur u vra polici Enver Zymberi në veri, dhe thotë se asokohe ShBA-ja, BE-ja dhe NATO-ja “e kaluan atë [ngjarje] me një qëndrim të palëkundur dhe të unifikuar – duke mos ndihmuar njërën palë, derisa mbajnë përgjegjës palën tjetër”.

Profesori në Universitetin Johns Hopkins thotë se vrasja e mbrëmshme e oficerit të Policisë së Kosovës ka ngritur në mënyrë dramatike rrezikun.

Ai kërkoi nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, që të insistojë “në një qëndrim uniform, parimor dhe publik të ShBA-së në Beograd dhe Prishtinë”.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button