Jordanezi bënë probleme me armë në Graçanicë
Policia e Kosovës ka arrestuar një person, shtetas i Jordanisë, pasi kishte shtënë me armë zjarri disa herë para këmbëve të një shtetasi amerikan.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Llapnasellë të Graçanicës, të hënën rreth orës 12:30.
Policia ka bërë të ditur se nuk ka persona të lënduar.
Njësitë relevante policore kanë sekuestruar një gëzhojë të fishekut të armës së zjarrit.
Sipas Policisë, viktima dhe i dyshuari janë bashkëpronar të një firme.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse rasti po vazhdon të hetohet./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?