Johnson iu drejtohet parlamentit ukrainas, njoftoi për ndihmë ushtarake prej 300 milionë funte
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson iu është drejtuar sot parlamentit ukrainas, derisa Rusia po i vazhdon luftimet e saj.
Fotografitë më poshtë tregojnë fjalimin e tij, me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy si dhe me të pranishmit.
Në një fjalim të regjistruar, Johnson vlerësoi rezistencën e Ukrainës kundër tiranisë dhe njoftoi se do të ofrohet një paketë të re ndihme ushtarake prej 300 milionë funte.
”Ne po sigurojmë automjete të blinduara për të evakuuar civilët nga zonat nën sulm dhe për të mbrojtur zyrtarët atë që më përmendi Volodymyr Zelenskyy në thirrjen tonë më të fundit. Unë mund të njoftoj sot nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar një paketë të re mbështetjeje prej 300 milion funte, duke përfshirë radarët për të identifikuar artilerinë që bombardon qytetet tuaja, dronët e rëndë për të furnizuar forcat tuaja dhe mijëra pajisje për shikim natën”, tha ai ./21Media



Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?