Jesy Nelson zbulon arsyen pse u largua nga Little Mix
Pas disa muajsh nga largimi i Jesy Nelson nga grupi i njohur i muzikës, Little Mix, artistja ka treguar se më në fund është e lirë dhe po jeton siç ka dëshiruar gjithmonë.
30 vjeçarja foli për periudhën e vështirë në të cilën ka kaluar dhe sa e vështirë ishte për të marrë vendimin për t’u larguar nga Little Mix.
Nelson tha se ka kaluar një dekadë “aspak e- lumtur”, pas “rutinës” që kishte grupi.
“Nuk mendoj që njerëzit e dijnë që unë nuk isha aspak e lumtur për një kohë shumë të gjatë, dhjetë vjet të jetës sime. Mos më keqkuptoni, ka pasur momente të mira, por ndjehem sikur ka pasur më shumë kohë të cilën e kam kaluar e pikëlluar”, tha Jesy.
Nelson bëri të ditur se po largohet nga grupi muzikor në dhjetor të vitit 2020, në atë kohë ajo tha se Jade, Thirlëall, Perrie Edëards dhe Leigh-Anne Pinnock kanë pasur gisht në një çështje më serioze, si në shëndetin mental të artistës.
Gjithashtu, aso kohe kishte thënë edhe se është shumë e vështirë për të marrë një vendim për vetën tënde, duke filluar nga muzika e deri te veshja./21Media


Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?