Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjendet i vdekur një burrë në Gjilan, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga e enjtja

Është gjetur pa shenja jete një burrë në Gjilan i cili ishte raportuar i zhdukur që nga 27 qershori.

Për të njëjtin ( Xhemail Behluli) policia ditë më parë kishte kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e tij.

“Sot me datën 02.07.2024 njësite policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan në bashkëpunim me familjarë të personit kanë arritur që të gjejnë personin e paraqitur të humbur pa shenja jete, vdekjen e së cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.”, njoftoi policia./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button