Kaloni te përmbajtja kryesore

Javën tjetër intervistohen kandidatët për Kryeprokuror të Shtetit

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka njoftuar se intervistat me pesë kandidatët për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit do të mbahen më 1 korrik 2026, në objektin e këtij institucioni të drejtësisë.

Sipas njoftimit, bazuar në Rregulloren për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive të Republikës së Kosovës, hartimi i pyetjeve nga Paneli Vlerësues do të nisë në orën 8:00, ndërsa intervistat do të fillojnë nga ora 11:00 në sallën e takimeve në katin e gjashtë të Këshillit Prokurorial.

Sipas orarit të publikuar, kandidati i parë që do të intervistohet është Atdhe Dema në orën 11:00. Në 13:00 është rezervuar koha për Naim Abazin, në 14:15 për Rafet Halimin, në 15:30 për Shqipdon Fazliun dhe në 16:45 për Zejnulla Gashin.

KPK-ja ka ftuar palët e interesuara që dëshirojnë të monitorojnë procesin e intervistimit të këtyre kandidatëve, të respektojnë rregullat dhe afatet e përcaktuara, duke kërkuar që emrat e përfaqësuesve apo monitoruesve të konfirmohen deri më 26 qershor përmes Zyrës për Komunikim Publik.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button