Kaloni te përmbajtja kryesore

Java e fundit e shkurtit, temperaturat maksimale deri në 17 gradë Celsius

“Prishtina Weather” ka njoftuar se java e fundit e shkurtit pritet të mbajë me mot të butë.

Të hënën do mbajë mot me vranësira paradite e më pas me intervale me diell.  Mot i ngjashëm do të jetë edhe gjatë së martës.

Të mërkurën parashihet të mbajë mot i butë, kryesisht me vranësira dhe erë. Sipas njoftimit, reshje të dobëta shiu pritet të ketë gjatë së enjtes dhe të premtes.

Temperaturat maksimale shkojnë edhe deri në 17 gradë Celsius ditëve të para të javës, e më pas zbresin në 12 e 14 gradë Celsius. Edhe minimalet mbesin të larta ndërmjet 4 e 8 gradë Celsius.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button