Kaloni te përmbajtja kryesore

Jamoka Properties i bashkohet EXPO REAL KOSOVA 2026, duke sjellë mundësi investimi në tregun e pasurive të paluajtshme në Dubai

Një nga kompanitë e njohura të pasurive të paluajtshme me seli në Dubai, Jamoka Properties, do të jetë pjesë e edicionit të sivjetmë të EXPO REAL KOSOVA 2026, panairit më të madh të dedikuar sektorit të pasurive të paluajtshme, investimeve dhe ndërtimit në Kosovë.

Gjatë tri ditëve të panairit, vizitorët do të kenë mundësinë të njihen nga afër me ofertat e kompanisë për investime në një nga tregjet më dinamike të botës – Dubain – si dhe të marrin këshillim profesional për blerjen e pronave rezidenciale, komerciale dhe projekteve off-plan.

Jamoka Properties ofron një gamë të plotë shërbimesh në fushën e pasurive të paluajtshme, duke përfshirë blerjen, shitjen, qiradhënien dhe konsulencën për investime.

Kompania fokusohet në ofrimin e zgjidhjeve të personalizuara për klientët, duke u mbështetur në transparencë, profesionalizëm dhe njohuri të thellë të tregut të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Sipas përfaqësuesve të kompanisë, Dubai vazhdon të mbetet një nga destinacionet më atraktive për investitorët ndërkombëtarë falë: * Kthimit të lartë të investimit dhe të ardhurave nga qiraja; * Rritjes së vazhdueshme të vlerës së pronave; * Lokacioneve strategjike me potencial zhvillimi; * Mjedisit të sigurt dhe miqësor për investitorët; * Planeve fleksibile të pagesës që e bëjnë investimin më të arritshëm.

Në kuadër të EXPO REAL KOSOVA 2026, vizitorët do të kenë mundësinë të takojnë ekipin e Jamoka Properties, të informohen për projektet më të reja në Dubai dhe të marrin oferta ekskluzive për investime në tregun ndërkombëtar të pasurive të paluajtshme.

Ftohen të gjithë të interesuarit Organizatorët e panairit ftojnë investitorët, bizneset, profesionistët e sektorit dhe qytetarët që po shqyrtojnë mundësi investimi jashtë vendit të vizitojnë stendën e Jamoka Properties dhe të njihen me mundësitë që ofron tregu i pasurive të paluajtshme në Dubai.

EXPO REAL KOSOVA 2026 24–26 Korrik 2026 Prishtina Mall Panairi pritet të mbledhë kompani vendore dhe ndërkombëtare nga sektori i ndërtimit, arkitekturës, financave dhe pasurive të paluajtshme, duke krijuar një platformë të rëndësishme për partneritete, investime dhe zhvillim të biznesit.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button