Kaloni te përmbajtja kryesore

Ja pse duhet ta përdorni uthullën e mollës

Uthulla e mollës është një nga produktet më të popullarizuara. Është efektive jo vetëm në shëndet, por edhe pastrim gjithashtu. Por cilat janë përfitimet e uthullës së mollës? CNN pyeti shtatë ekspertë dhe shikoi dhjetëra studime për të sjellë këto fakte.
Së pari uthulla e mollës ul sheqerin në gjak.

Studimet e bëra tregojnë se acidi acetik që është përbërësi kryesor i uthullës, mund të përdoret për të ndihmuar njerëzit të ulin sheqerin në gjak.
Mund të ndihmojë në humbjen e peshës.

Uthulla e mollës ndihmon personat që i janë ushtruar një regjimi ushqimor, të humbin më thjeshtë kilogramët e padëshiruar. Studimi më i përhapur në lidhje me këtë efekt, është trajtimi 12 javor. Efektet janë peshë më të ulët trupore, bel më i hollë, dhe më pak yndyrë. Megjithatë kilet e humbura në numër, nuk janë shumë, 2 deri në 4 kilogramë në 3 muaj.

Ndihmon në ruajtjen e ushqimeve.

Për vite me radhë, uthulla është përdorur për të ruajtur turshitë. Tashmë njihet edhe si një ruajtës natyral për mishin e përpunuar. Shumica e turshive në shtëpi përdorin 5% uthull të bardhë të distiluar sepse nuk ndikon në ngjyrën e perimeve apo frutave, por uthulla e mollës është një zgjedhje popullore për shkak të aromës së saj të ëmbël.
Uthulla, është gjithashtu një pastrues i mirë.
Për shkak të vetive antimikrobike të uthullës së mollës, shpesh sugjerohet si një pastrues natyral për shtëpinë. Acidi është efektiv kundër mykut.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button