Kaloni te përmbajtja kryesore

Ja cilët artista nuk i pranoi për bashkëpunim Florent Boshnjaku

(Lajm i përditësuar)

Ja cilët artista nuk i pranoi për bashkëpunim Florent Boshnjaku

Kompozitori dhe producenti i njohur, Florent Boshnjaku, në  “21 Gradë” në RTV21, ndau disa prej përvojave të tij me artistë të ndryshëm që kanë kërkuar bashkëpunim me të. Ai foli hapur për kriteret që ndjek kur vendos të punojë me dikë dhe tregoi disa raste kur ka refuzuar kërkesa për bashkëpunim.

“Po e përsëris prapë: u kam thënë – shko bli një makinë, shko bëj qejf, mos investo në muzikë, pse po do me u bë diçka ku nuk ke synim. Ata nuk më janë hidhëruar. Kam pasur rastin e një zonje që ka qenë në pension. Më ka thirrur nga jashtë, shumë larg këndej, dhe më tha: ‘Florent, kam kënduar shumë herët, por jeta më ka çuar diku tjetër’. I thashë me shumë kënaqësi. Erdhi, punuam bashkë. E kam hezituar edhe Eroll Belegun, shokun tim. Erolli e ka pasur dëshirën 20 vjet për të bërë një këngë”, u shpreh Florenti.


Lë Amerikën për Kosovën/ Ja pse Florent Boshnjaku vendosi të kthehet pas studimeve

Kompozitori i njohur shqiptar, Florent Boshnjaku pavarësisht mundësive të shumta që i ofronte jeta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  vendosi të rikthehej në Kosovë pas përfundimit të studimeve.

I ftuar në “21 Gradë” në RTV21, ai rrëfeu arsyet që qëndrojnë pas këtij vendimi, duke shtuar se studimi i Amerikë ishte një ëndërr e madhe e tij.

”Shkëputja me Kosovës kurr nuk ka ndodhur, për faktin që edhe me gruan time jemi mirëkuptuar”, tha Florenti.


Filloi në adoleshencë, sot krijon këngë për figurat më të njohura, rrëfimi i Florent Boshnjakut

Kompozitori i njohur shqiptar, Florent Boshnjaku, ishte i ftuar në emisionin “21 Gradë” në RTV21, ku ndau me publikun rrëfime të veçanta nga jeta e tij personale dhe profesionale.

Ai tregoi se rrugëtimi i tij muzikor nisi që në adoleshencë, ndërsa sot është një nga emrat më të kërkuar në industrinë muzikore shqiptare, duke krijuar këngë për artistët dhe figurat më të njohura të skenës.

”Me muzikë kom fillu me u marrë që në moshën 4 ose 5 vjeçare. Rrugës normalisht të gjithë të gjeneratës time kanë dalë me lujt, unë kam mbetur brenda me lujt me instrument”, tha ndër tjera Florenti./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button