Izmaku thotë se Limaj “ndoshta po e pret” Kurtin të kthehet nga Greqia

Fatmir Limaj dhe Albin Kurti janë në kontakt të vazhdueshëm dhe po negociojnë për një marrëveshje e cila do ta zgjidhte ngërçin në Kuvend dhe do ta mundësonte formimin e qeverisë së re, por të dy sot munguan në seancën konstituive.
Deputetja e Nismës, Xhevahire Izmaku beson se Tt dy do të ulen përballë njëri-tjetrit këtë fundjavë dhe do ta arrijnë një marrëveshje.
Ajo tha sot para gazetarëve se Limaj “ndoshta” po e pret Kurtin të kthehet nga Greqia, kur u pyet për mungesën e kryetarit të Nismës.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?