Izmaku për takimin e Limajt me Kurtin: Besoj që ka një vullnet që të ketë sa më parë një zgjidhje politike

Deputetja e Nismës, Xhevahire Izmaku për RTV21 për takimin e Fatmir Limajnt me Albin Kurtin ka thënë se nga ky takim pritet të ketë rezultat pozitiv.
Ajo beson që ka vullnet politik për zgjidhjen politike për të pasur institucione.
“Ne po presim që të realizohet një bisedë që kanë filluar në tavolinë që të kenë një rezultat pozitiv, ndërsa nuk mund me ngritë tjera mendime për këtë moment sepse unë besoj që ka një vullnet që të ketë sa më parë një zgjidhje politike, sa më parë që të kemi institucione. Kjo është mundësia, kjo është realiteti”, tha Izmaku. /21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?