Kaloni te përmbajtja kryesore

Italia ashpërson masat kundër Covid-19

 

Qeveria e Italisë rriti kufizimet në pesë nga 20 rajonet e vendit në një përpjekje për të ndaluar rritjet e rasteve me Covid-19 ndërsa shkencëtarët paralajmëruan për një prevalencë në rritje të varianteve të reja shumë ngjitëse.

Italia ka krijuar një sistem të koduar me ngjyra me katër nivele (e bardhë, e verdhë, portokalli dhe e kuqe) e cila lejon që masat të kalibrohen sipas niveleve të infeksionit, me vlerësimet e rishikuara çdo javë, transmeton rtv21.tv.

Për herë të parë, që prej janarit, dy rajonet Basilicata dhe Molise janë futur në zonën e kuqe. Kjo do të thotë se kafenetë dhe restorantet do të mbyllen dhe do të ketë kufizim të lëvizjes dhe do të lejohet që të punojnë vetëm dyqanet me gjëra thelbësore.

Ndërkaq, në Lombardi dhe Piedmont dhe Marche po ashtu janë ashpërsuar masat, duke u kategorizuar në zonën portokalli. Në këto dy rajone, qytetarët nuk do të lejohen që të largohen nga qytetet e tyre, përveç në raste emergjente, për punë apo për arsye shëndetësore.

Qeveria tha se masat e reja në këto pesë rajone do të hyjnë në fuqi të hënën.

Të premten ministria e shëndetësisë sinjalizoi një rritje të vazhdueshme të infeksioneve, me 20,499 raste të reja ditore, nga 19,886 një ditë më parë. Gjatë pesë ditëve të fundit, rastet e reja janë rritur me 35% në krahasim me të njëjtën periudhë javën e kaluar.

Italia gjithashtu raportoi 253 vdekje të lidhura me koronavirusin të premten përkundrejt 308 një ditë më parë. Vdekjet gjithmonë vonojnë rritjen e rasteve./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button