Kaloni te përmbajtja kryesore

Ishte futur në det për ta ndihmuar të dashurën, mbytet 19-vjeçari shqiptar në Itali

Një 19-vjeçar ka vdekur teksa po lahej në det në Itali këtë të diele.

Sipas mediave italiane, ngjarja e rëndë ka ndodhur në plazhin e zonës së Galipolit, teksa i riu kishte hyrë për ta ndihmuar të dashurën e cila po tregonte vështirësi, shkaku i rrymave detare,

Disa pushues ishin ata që e dhanë alarmin lidhur me rastin, por pavarësisht ndërhyrjes 19-vjeçari nuk ka arritur të shpëtojë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button