Ish-diplomati amerikan: Krasniqi dhe Selimi ishin persona të dedikuar për pavarësinë e Kosovës

Ish-diplomati amerikan, Christopher Hill në vazhdim të dëshmisë së tij pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës tha se Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi ishin persona të dedikuar për pavarësinë e Kosovës. Ndërsa, i pyetur nga ZPS-ja se a i kujtohej Kadri Veseli, Hill tha se emrin e tij e kishte dëgjuar, por kohën kur nuk e dinë.
“Ishin persona shumë të dedikuar për pavarësinë e Kosovës dhe UÇK ishte forca shtytëse”, tha ai.
I pyetur nga prokurori, James Pace se a kishte njohuri për sistemet inteligjente brenda Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hill tha se nuk ka informacione të tilla.
“E kam dëgjuar nuk e di këtë emër e kam dëgjuar atëherë apo më vonë…jo nuk kam informacion lidhur me sistemin e raportimit brenda UÇK, sigurisht që SHBA kishin mundësi apo aftësi që të gjenin strukturat e UÇK-së, unë personalisht nuk kam informacion sa i takon sistemit të brendshëm të UÇK-së….15’58’03Mendoj se duhet të kenë pasur një sistem të tillë, por nuk e kam këtë informacion”, theksoi ai.
Në pyetjen e ZPS-së në atë se nëse ish-presidenti, Ibrahim Rugova i kishte folur ish-diplomatit amerikan për krime e sulme që pretendohet se janë kryer nga pjesëtarë të UÇK-s, Hill mohoi një gjë të tillë.
“Jo nuk më kujtohet asnjë gjë që të më ketë thënë Rugova lidhur me këtë. Më kujtohen persona të tjerë në Prishtinë që kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me sigurinë e Rugovës”, tha ai.
Hill gjatë dëshmisë në Hagë tha se Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi kanë qenë pjesëmarrës në Rambuje dhe dëshironin që njëri prej tyre të nënshkruante marrëveshje.
“Thaçi dhe Krasniqi kanë qenë pjesëmarrës në Rambuje prandaj ka qenë e rëndësishme për ne që të nënshkruhej nga një prej tyre”, theksoi ai.
Në pyetjen e ZPS-së se a ka qenë Hill në dijeni se Hashim Thaçi ishte takuar me krerët e shtetit shqiptar mes Rambujesë dhe Parisit, ish-diplomati amerikan tha se në atë kohë nuk kishte njohuri për këtë takim.
I dërguari i posaçëm i SHBA gjatë kohës së luftës në Kosovë, Christopher Hill dhënien e dëshmisë së tij në Hagë e ka nisur dje, dhe është dëshmitari i pestë i thirrur nga mbrojtja e Hashim Thaçit e cila përfaqësohet nga avokati Luka Mishetiq.
Kujtojmë se Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit ndodhen në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020. Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime të pretenduara të luftës për çka janë deklaruar të pafajshëm. /kp
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?