Kaloni te përmbajtja kryesore

IQP për vdekjen e 62-vjeçarit në Prizren: Viktima nuk ishte punëtor, po punonte te vëllai

(Lajm i përditësuar)


Vdekja e 62-vjeçarit në Prizren, IQP: Viktima nuk ishte punëtor, po punonte te vëllai

Inspektorati Qendror i Punës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e 62-vjeçarit në Prizren, i cili dyshohet se ra nga kulmi i një shtëpie.

Sipas njoftimit, nga të dhënat fillestare rezulton se viktima nuk ka qenë punëtor.

IQP bën të ditur se aksidenti ka ndodhur në një shtëpi private, ku po kryheshin punime për renovimin e kulmit, ndërsa viktima nuk ishte i angazhuar në procesin e punës, por ishte vëllai i pronarit të shtëpisë.

“IQP ka konstatuar se nuk ka ekzistuar marrëdhënie kontraktuale investitor–punëkryes, si dhe nuk ka pasur marrëdhënie pune, sipas përcaktimeve ligjore”.


Një person humb jetën pas rrëzimit nga kulmi i shtëpisë në Prizren

Një person ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë nga kulmi i një shtëpie në Prizren, gjatë kryerjes së punimeve.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 13 korrik 2026 në rrugën “Kalaja e Krujës”, ku viktima, mashkull kosovar, dyshohet se ka rënë nga një lartësi prej rreth tetë metrash.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Rr. Kalaja e Krujës, Prizren 13.07.2026 – Koha NN. Dyshohet se viktima mashkull kosovar, kishte rënë nga një kulm i shtëpisë nga lartësia 8 metra, ku si pasojë viktima kishte vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML-Prishtinë. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar punë-kryesi ku ka ndodhur rasti, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 0rë. Rasti duke u hetuar.”, thuhet në raportin e policisë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button