INTERPOL-i lëshon urdhërarrest për Radoiçiqin

Organizata ndërkombëtare e policisë, INTERPOL, lëshoi urdhërarrest për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq, në lidhje me sulmin e armatosur në Banjskë – pjesa veriore e Kosovës.
Lajmi për RTV21 është konfirmuar nga INTERPOl, teksa kanë thënë se ata nuk lëshojnë urdhër-arreste, me kërkesë të vendeve anëtare dhe pas kontrolleve të pajtueshmërisë INTERPOL lëshon alarme ndërkombëtare në kërkim ”të njohur si Njoftimet e Kuqe”
”Për informacionin tuaj të përgjithshëm, INTERPOL nuk lëshon urdhër-arreste, me kërkesë të vendeve anëtare dhe pas kontrolleve të pajtueshmërisë INTERPOL lëshon alarme ndërkombëtare në kërkim të njohur si Njoftimet e Kuqe”, thuhet në përgjigjen e tyre të dhënë për RTV21./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?