Kaloni te përmbajtja kryesore

Inflacioni 2.8% sipas ASK-së, Bajrami: Vend për lavdata e propagandë nuk ka, inflacioni është 17.2%

Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, i ka reaguar Agjencisë së Statistikave të Kosovës, pasi kjo e fundit tha se norma e inflacionit për muajin qershor 2023 është 2.8%.

Deputetja Bajrami tha se “nëse e lexojmë këtë raport në tërësi e shohim se produktet bazë kanë pasë një ngritje shumë me të madhe se 2.8%”.

“Por një gjë duhet ta kemi të qartë edhe nëse e marrim vetëm normën e përgjithshme të inflacionit që është 2.8% (VI.2023), prapë ky 2.8% është ngritje mbi çmimet e ngritura të qershorit të vitit 2022, kur norma e inflacionit ishte 14.1%. Çka d.m.th. se nëse çmimet e qershorit të vitit 2023 krahasohen me çmimet e qershorit të vitit 2021 ato janë 17.29% me të larta. 14.1% (VI.2022) + 2.8% (VI.2023)+ (14.1 x 2.😎 = 17.29%”, shkroi Bajrami në Facebook.

“E di që askush s’ka nevojë për këto detaje sepse qytetarët i shohin çmimet në markete në baza ditore, POR vend për lavdata e propagandë në këtë fushë nuk ka, sepse çka kemi blerë me 1 euro para dy viteve sot as me 1.5 euro s’po mund ta blejmë”, shtoi ajo. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button