Kaloni te përmbajtja kryesore

Inaugurohet Qendra Nacionale e Xhudos në Pejë

Sot u bë inaugurimi i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë.
Në këtë ngjarje prezentë ishin edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, kryetari i Kryetari Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizeri, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, sportistë e zyrtarë institucionesh.
Nora Gjakova u nderua me medaljen “Nderi i Republikës”, ndër të tjera medalje u dhanë edhe për Distria Krasniqin.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se të artat e Kosovës e bën të mundur që emri i Republikës sonë të nderohej.
“Majlinda, Distria e Nora jeni ju, prandaj zemrat tona gufojnë nga krenaria. Do u jemi mirënjohës e falënderues për faktin që vazhduat e s’u dorëzuat. Nuk ka nderë më të madh e shërbim më fisnik ndaj vendit se sa të lartësosh flamurin e vendit tënd”, u shpreh Osmani.
Tutje Osmani tha se kjo ndërtesë është kurorëzim i punës së palodhshme të çikave të arta.
“Kjo nuk është vetëm një ndërtesë moderne është kurorëzim i punës së palodhshme, është foleja ku vajza e djem të tërë do vazhdojnë të hapat e kampioneve tona, do të kultivojnë dashurinë për xhudon. Ju premtoj se do na keni në krah”, vazhdoi tutje Osmani.
Tutje, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se inaugurimi i kësaj Qendre nuk do të ishte i mundur pa suksesin e Majlindës, Norës, Distrias, Akilit e shumë xhudistëve të tjerë që shënua sukses ndëkombëtarë.
“Kjo Qendër është sepse ju jeni në qendër. Jeni shembull që duhet ta ndjekim në të gjitha sferat. Jam i lumtur që kemi arritur të bëjmë Qendrën Nacionale. Bashkarisht kemi ndërtuar shtëpinë e re, sporti është prioritet shtetëror. Do të rrisim numrin e të rinjve që të merren me sport”, tha Kurti./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button