Ilirjani: Parashqevi Simaku ka komunikuar me vëllaun e saj

Biznismeni Elton Ilirjani përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se Parashqevi ka komunikuar me vëllanë e saj, Arbenin dhe me disa familjarë.
Tutje nga Ilirjani thuhet se vetë ai i ka premtuar Parashqevisë se do t’ja mundësojë takimin e djalin e saj.
“Të dashur shqiptarë,. Historia e jetës së Parashqevisë është bërë publike tashmë dhe jam i obliguar t’ju informoj për çdo gjë, pasi kam parë një përkrahje të madhe ndaj saj dhe mendoj se duhet të jem transparent për çdo gjë. Kam dëshirë ta ndaj me ju se ka komunikuar me vëllanë e saj, Arbenin, i cili jeton në Durrës, dhe me disa prej familjarëve të tjerë. Unë i kam premtuar se do të mundësoj takimin me dritën e syve, djalin e saj Luke, që ende s’më besohet. Më duket si një ëndërr! Këto informacione janë shkruara nga unë, Eltoni, dhe unë do t’ju informoj për çdo gjë në këtë llogari të vetme zyrtare, deri në momentin që ajo ta marrë veten dhe kjo llogari e Facebook-ut t’i dorëzohet në duar të saj të arta. Vëmendje: Parashqevisë nuk i mbaj asnjë rrjet social tjetër përveç faqes në Facebook! Ju falenderoj në emër të Parashqevisë dhe ju përqafojmë të gjithëve! #ParashqeviSimaku”, ka shkruar ai.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?