Iku nga vendi i aksidentit, policia kap të dyshuarin në Prishtinë

Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka identifikuar personin e dyshuar për përfshirje në një aksident trafiku me lëndime trupore, i cili ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Aksidenti ka ndodhur më 23 dhjetor 2025, në rrugën “Ali Aliu Kelmendi” në Prishtinë, ku janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor.
Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit ishte larguar nga vendi i ngjarjes, raporton KosovaPress.
Policia ka arritur të bëjë identifikimin e personit të dyshuar. I njëjti është intervistuar dhe ndaj tij kanë filluar procedurat ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?