IKShPK: Janë raportuar mbi 38 mijë raste të viruseve, vaksinimi mënyra më efikase e parandalimit

Që nga fillimi i Influencës sezonale, më shumë se 38 mijë raste janë raportuar me viruse. Kështu ka njoftuar IKShPK-ja përmes një postimi në Facebook.
Sipas institutit intensiteti i Influencës sezonale ka kaluar pragun epidemik në javën e parë të vitit 2024.
“Bazuar në të dhënat nga mbikëqyrja permanente e situatës epidemiologjike përmes hulumtimit aktiv dhe pasiv të institucioneve shëndetësore dhe në terren për Influencën sezonale (ILI), për Infeksionet respiratore akute (ARI) dhe Infeksionin e rëndë respirator akut (SARI), IKSHPK bën të ditur se intensiteti i Influencës sezonale (Gripit) sipas numrit të rasteve të raportuara për javën e parë të vitit 2024 paraqitet në aktivitetin e lartë të qarkullimit, ka shënuar rritje dhe e ka kaluar pragun epidemik”, thuhet në njoftim.
IKShPK-ja ka njoftuar se vaksinimi është mënyra më efikase e parandalimit të virusit të gripit./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?